AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet në Vlorë, Brunilda Mersini jep dorëheqjen nga mandati i deputetes

Brunilda Mersini, deputete e Partisë Socialiste e qarkut të Vlorës, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i fituar në zgjedhjet e 11 majit.

Mersini hoqi dorë nga mandati i deputetes pasi do të garojë për kryetare në bashkinë e Vlorës nën siglën e Partisë Socialiste, në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 9 nëntor.

Njoftimi u bë me dije sot gjatë seancës plenare nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

“Deputetja Brunilda Mersini ka depozituar në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për krijimin e vakancës është njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, njoftoi Peleshi.

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të mbahen më 9 nëntor në pesë bashki të vendit: në Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com