AktualitetPolitikëTë fundit

“Ulesh me këta në tavoline dhe u shan bukën”, Balla shpërthen ndaj Shehajt: Kur e ke shkollë nate Parlamentin, nuk më kupton!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u përfshi në një debat të ashpër me kreun e Partia Mundësia, Agron Shehaj, pasi u miratua ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-Territoriale

Agron Shehaj, Erald Kapri, Redi Muçi votuan kundër ngritjes së komisionit. Shehaj akuzon PS dhe PD se janë bërë bashkë dhe se nuk kanë përfshirë partinë e tij.

Taulant Balla: Dua të falënderon kolegët nga mazhoranca e opozita që kanë bërë të mundur negocimin e tekstit përfundimtar për projektvendimin për komisionin e Reformës Zgjedhore.
Është e pamundur që në një komision të posaçëm të përfshihen të gjithë partitë politika. Për herë të parë kemi përfshirë të gjithë partitë. Ata që e kanë Parlamentin shkollë nate nuk e kuptojnë këtë që them se, sepse nuk di të lexosh. Gënjeve publikun. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për të gjetur kandidatë. Ulesh me këta në tavoline dhe u shan bukën.

Ajo që ka rëndësi për grupin parlamentar të PS është të hodhën hapat për ngritjen e komisionit.
Duhet t’i japim fund mënyrës se si financohen partitë në këtë vend.
Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com