Reshjet e dendura të shiut përmbytin dy lagje në Bulqizë
Reshjet e shiut të mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar përmbytje mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës.
E gjithë rruga tek ura që lidh dy lagjet e qytetit u mbush me ujë duke vështirësuar lëvizjen dhe duke u bërë burim aksidenti për automjetet që qarkullojnë në drejtim të Peshkopisë.
Reshjet e shiut mbrëmjen e kaluar ishin në formë shtrëngate dhe kanë krijuar probleme të ndryshme në rrugët nacionale të Qarkut Dibër kryesisht me rënien e gurëve./bw
Fraksion.com

