Life StyleTë fundit

Një shenjë rrëmben të gjitha! Meri Shehu zbulon ‘rrengun’ e fundjavës

Astrologia Meri Shehu e konfirmon këtë gjatë parashikimit të saj në “Rudina” në Tv Klan ku duket se java e fundit e tetorit sjell një energji ndryshimi. Fundi i javës do të trazojë pak skenën planetare ku diçka do të thyhet dhe duhet kujdes. Për disa shenja, Hallouini do të jetë një Shën Valentin i vërtetë dhe do të marrin të gjitha karamelet, për të tjerat mbeten rrengjet.

Meri Shehu: Ditët e fundit të tetorit dhe duhet ta mbyllë mirë se kemi edhe Hallouinin në fund të muajit, shumë njerëz presin energjinë e ndryshimit. Kjo javë ka lidhje të mira, sot kishte një lidhje shumë të bukur midis Marsit në Akrep dhe Jupiterit në Gaforre. Do të na futet Mërkuri në Shigjetar në datën 27 dhe do t’i ndryshojë komplet të dhënat në mënyrën e komunikimit, nga Akrepi i thellë, i fshehtë, do të japë shumë energji. Të dielën, do të kemi një lidhje të vështirë planetare midis Afërditës në Peshore dhe Jupiterit në Gaforre që nuk do të na japë shije të mirë, sidomos në jetën personale dhe çështjet ekonomike. Diçka thyhet të dielën e ardhshme. Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi duhet të bëjnë shumë kujdes në fund të javës.

Parashikimi Astrologjik javor nga dt 27 Tetor deri ne dt 2 Nentor 2025

Dashi – 4 yje

Sot ishte një ditë shumë e bukur për ta. Marsi në Akrep në lidhje të bukur me Jupiterin në Gaforre tenton për një çështje të mirë ekonomike, familjare që ecën dhe merr zgjerim. Në datën 27 futet Mërkuri në Shigjetar dhe i jep distancë, shumë Dashë do të duan të udhëtojnë, të merren me çështje ligjore, të hapin një dritare të re. Të dielën e kanë të vështirë, sidomos në partneritet në çift dhe çështje familjare.

Sot kanë një ditë të mirë, nesër e deri të mërkurën në lidhje me punën. Shumë takime të rëndësishme do të bëhen, do të jenë të stabilizuara e afatgjata. Këto plane e projekte që mbyllen brenda kësaj jave do të jenë shumë të mira. Fundi i javës nuk është shumë i mirë për biseda personale e ekonomike, takimet ndërpriten.

Ditët e para nuk janë të këqija dhe do të kenë plane pune shumë të rëndësishme, por futet Mërkuri në Shigjetar dhe i përmbys të gjitha këto se del përballë shenjës së tyre dhe do të shohin që duhet t’i japin më shumë rëndësi partnerit, bashkëpunimeve. U del një njeri kundër dhe shpresoj mos të jetë vetja.

Gaforrja – 3 yje

Energjia e mirë e ditës së sotme do të zgjasë edhe nesër, Mërkuri në Akrep bën lidhje të bukura me Neptunin. U realizohet një ëndërr, një dëshirë, një udhëtim a kontakt, diçka shumë pozitive. Disa do të ndryshojnë punën në datën 27 ose do të udhëtojnë lidhur me të dhe nuk do të ndihen mirë. 2-3 ditët e para mund të ndodhin çudira dhe një ëndërr e madhe mund të realizohet. Në fundjavë duhet të kenë kujdes në çështje personale, ekonomike, familjare dhe nga një ndarje e papritur në çift.

Luani – 5 yje

Një nga shenjat më të favorizuara. Futet Mërkuri në Shigjetar, janë erotikë, u favorizohen dëshirat, plotësohet një ëndërr e madhe në jetën e tyre dhe Hallouinin do ta shijojnë si Shën Valentin.

Virgjëresha – 2 yje

Fillimi i javës është shumë i bukur, realizohet një ëndërr, një takim shumë i mirë, realizohen ekonomikisht. Me Mërkurin në Shigjetar duan një ngritje në karrierë, por kjo i nxiton. Të dielën ta kenë kujdes sepse një çështje ekonomike ose personale largohet.

Peshorja – 4 yje

Kanë një lajm shumë të mirë ekonomik. Mund të mbledhin rezerva, njerëzit do t’i kenë në krah dhe mund të përfitojnë materialisht, do të jenë shumë të afirmuara. Të dielën, një çështje personale ndryshon. Hallouini i tyre mund të jetë pak i frikshëm.

Akrepi – 4 yje

Sot e deri të enjten çdo gjë shkon siç duan ata në biznes, punë, ekonomi, plane, projekte. Të dielën të kenë kujdes nga një skandal, tradhti, pasiguri personale dhe gjërat do t’u prishin pak humor. Një udhëtim mund të mos shkojë siç prisnin.

Shigjetari – 4 yje

Sot kanë një lajm të mirë ekonomik. Nesër e pasnesër iu realizohet një ëndërr familjare shumë e rëndësishme. Me Mërkurin në shenjën e tyre do të bëhen shumë filozofikë, por jo praktikë, gati të lodhshëm. Do të kenë shumë lëvizje, kontakte, udhëtime, biseda, do të merren shumë me mjetet e komunikimit dhe do të jenë aty për të realizuar gjërat e tyre. Kjo është një javë që i ringre psikologjikisht.

Bricjapi – 2 yje

Edhe pse java një nga ato me lidhjet më të bukura planetare, fundi i saj do t’i trondisë me një prapaskenë, çudi në lidhje me punën, pasiguri, një problem shëndetësor nga e kaluara ose diçka e re që nuk e njohin dhe i bën skeptikë. Të dielën e kanë të vështirë sepse do të ndeshen me çështje karriere dhe personale.

Ujori – 4 yje

Do të festojnë, Mërkuri në Shigjetar u jep festa, kontakte, njohje, dalje, argëtim dhe është një moment shumë erotik, do ta shijojnë, do të marrin dhurata. Hallouini do të jetë një moment i bukur, realizohen shumë dëshira.

Peshqit – 3 yje

Kjo është një javë shumë pozitive, megjithëse është rikthyer Saturnui në shenjën e tyre. sot e kanë bukur, gjithë këtë javë do të ketë lidhje të bukura me . do të tentojnë për çështje pune, karriere, familjare, por do të kenë specifikat e veta. Kujdes në çështjet eknoomike dhe personale të dielën e ardhshme sepse gjërat janë në kundërshtim.

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com