Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, 3 vota kundër
Miratimi u bë pas dakordësise mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.
Në komisionin e “Zgjedhores” 7 anëtarë do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.
Ndërsa në komisionin e Territoriales PS do të ketë 8 deputetë, PD 6, ndërsa 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.
Fraksion.com

