AktualitetPolitikëTë fundit

Kallas pret Spiropalin: Shqipëria, linjëzim të plotë me politikat e jashtme të BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali u prit pasditen e sotme në Bruksel nga zëvendëspresidentja e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas.

Spiropali njoftoi në rrjetet sociale se në fokus të takimit ishte angazhimi i mëtejshëm i Shqipërisë si faktor i sigurisë rajonale, partner i besueshëm e proaktiv i BE-së, tërësisht i linjëzuar me politikat e Unionit, përfshirë në mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakushtëzuar për Ukrainën.

Spiropali njoftoi se në takimin me Kallas theksoi bindjen e plotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përfshirë Kosovën, është një investim strategjik për të ardhmen e përbashkët nën qiellin europian.

Kryediplomatja Kallas vlerësoi edhe njëherë tjetër Shqipërinë për linjëzimin e plotë me politikat e jashtme të BE dhe për seriozitetin me të cilin vendi është angazhuar në procesin e negociatave.

Më tej, Spiropali falënderoi kryediplomaten europiane për dy paketat e ndihmës financiare prej 28 milion eurosh për fuqizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com