AktualitetPolitikëTë fundit

Bandat e lidhura me pushtetin shijojnë lirinë”, Dumani i përgjigjet Nokës: Urdhër-arrestet i ekzekuton policia! Ja pse u publikuan pas 11 majit rezultatet e Operacionit “Ura“

Pyetjes së deputetit të opozitës Flamur Noka  se përse SPAK ekzekutoi masat e arrestit për Operacionin “Ura” pas zgjedhjeve të 11 majit, kryeprokurori i Posaçëm Altin Dumani deklaroi në Kuvend se vendimi u mor në bashkëpunim me Barin.

“Ka qenë skuadër e përbashkët hetimore mes nesh dhe Barit. Kemi bashkëpunuar me ta në hetimin e kësaj çështje hetim i suksesshëm kemi depozituar kërkesën që në datë 19 mars 2025 për masën e sigurimit.

Vendimi na është dhënë me 5.05.2025, më datë 7 maj jemi takuar me prokurorin e çështjes së antimafias së Barit dhe disa hetues të DIA-s. Në atë takim u konkludua se si do ekzekutoheshin masat dhe kur”, tha Dumani.

Po ashtu, pyetjes së deputetit Flamur Noka nëse prokurorët e SPAK ndihen përgjegjës se përse bandat e lidhura me pushtetin shijojnë lirinë, Dumani ju përgjigj se është Policia e Shtetit ajo që ekzekuton urdhër-arrestet.

“Përgjegjësia e një prokurori, se ke qenë edhe ministër i brendshëm, është të hetojë, grumbullojë prova të bëjë hetim të plotë, të ngrejë akuzë dhe të përfaqësojë akuzën në gjykim, në çdo rast kur prokurori merr vendim për caktim mase apo ekzekutim vendimi, i vetmi që bën prokurori është urdhër ekzekutimi dhe ja dërgon policisë së shtetit.

Kur nuk gjendet në territorin e Republikës së Shqipërisë, prokurori investohet me një urdhër kërkimi ndërkombëtar. Kjo ka qenë praktikë që 25 vite që jam unë në prokurori”, tha Dumani.

 

Fraksion.com

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com