AktualitetKosovaTë fundit

Kurti dështon të formojë qeverinë e re, përgjegjësia i kalon Presidentes Osmani

Këtë të dielë, 26 tetor, deputetët e legjislaturës së 9-të u thirrën seancë në Kuvendin e Kosovës, me shpresën për formimin e qeverisë së re pas 6 muajsh ngërçi politik.

Mirëpo, ka dështuar formimi i qeverisë “Kurti 3”, me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Pra propozimi i mandatarit Albin Kurti për një mandat të ri katërvjecar nuk mori përkrahjen e nevojshme prej 61 votash në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, deklaroi se tani përgjegjësia i kalon sërish Presidentes Osmani.

Në sallë ishin të pranishëm 110 deputetë, ndërsa mbajti fjalën e tij kreu i Lëvizjes VetëVendosja, Albin Kurti.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com