AktualitetNATO/BETë fundit

Samiti i BE-së – Kancelari Merz thirrje për më pak burokraci

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz në samitin e BE-së (23.10.) në Bruksel i bëri thirrje Komisionit të BE-së për të vepruar me vendosmëri në uljen e burokracisë.

Lipsen reforma – Propozime nga Draghi dhe Letta

Që të arrihet ky objektiv duhet që të ulet vërtetë barra e burokracisë, të thjeshtohet e drejta e BE-së në të gjithë sektorët, dhe që Komisioni e Parlamenti Europian të jenë të rezervuar me propozime rregullash të reja. Ai kërkoi që Parlamenti Europian sërish të tërheqë vendimin, sipas të cilit nuk duhet thjeshtuar direktiva për zinxhirin europian të furnizimeve.

Samiti i BE-së vendosi që më 12 shkurt 2026 të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Europian, i cili të merret posaçërisht vetëm me aftësinë e konkurrencës së industrisë europiane. Në këtë takim janë të ftuar edhe Mario Draghi dhe Enrico Letta, të cilët kanë parashtruar dy propozime udhërrëfyese për reformat për realizimin e plotë të tregut të brendshëm të BE-së./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com