Rama dhe Von der Leyen të ftuar si folësit përmbyllës të Forumit Ndërkombëtar të Berlinit
Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jenë ditën e nesërme, 25 tetor 2025, të pranishëm në forumin ndërkombërar të Berlinit (Berlin Global Dialogue), si dy folësit e sesionit përmbyllës të saj.
Fokusi i këtij forumi është diskutimi mbi sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
Kujtojmë se kryeministri, ka qenë i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur më 22 tetor 2025, në Londër.
Fraksion.com

