“Sa mandate ke 7 apo 8”, Rama batuta me kryebashkiakun e Maliqit: O Gëzim si më zhgënjeve sot, ti je legjenda e..
Ditën e sotme në mbledhjen me kryebashkiakët për paketën e maleve, nuk kurseu batutat me kreybashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun.
Nga pakënaqësia e kryeministri për mos dorëzimin e hartave brenda 5 muajve për paketën e maleve, Rama u ndie i pakënaqur me kryebashkiakun më jetëgjatë në vend siç është Gëzim Topçiun.
Rama: O Gëzim po ti si më zhgënjeve sot. Ti je legjenda e pushteti vendor sa mandate ke 7 apo 8.
Topçiu: Në fakt dhe ne kemi punuar që aplikimet janë bërë. Jemi duke përpiluar hartën. Nuk është për tu justifikuar por do ta bëjmë.
Fraksion.com

