AktualitetNATO/BETë fundit

Rutte: NATO mbështet Ukrainën, por ne duam që lufta të mbarojë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca po punon në mënyrë të bashkuar për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër agresionit rus, ndërsa theksoi se qëllimi përfundimtar mbetet përfundimi i konfliktit.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, pas një takimi me Presidentin amerikan Donald Trump, Rutte u shpreh se humbjet e forcave ruse janë të mëdha dhe se lufta nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

“Muajin e kaluar, për shembull, rusët humbën mbi 20,000 njerëz. Ukrainasit, sigurisht, po vuajnë shumë sot. Pamë raketat ruse që goditën një çerdhe në Ukrainë dhe plagosën rëndë njerëz. Kjo është jashtëzakonisht e trishtueshme dhe duhet të ndalet”, tha ai.

Rutte shtoi se mbetet optimist për mundësinë e një armëpushimi, nëse ruhet presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë.

“Jam absolutisht i bindur se, me presion të vazhdueshëm, do të jemi në gjendje të gjejmë terren të përbashkët për të rënë dakord për një armëpushim dhe se do të ketë bisedime të mëtejshme, siç e keni parë në dy javët e fundit”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ndodhet në Uashington, në një vizitë dy ditore vetëm disa ditë pasi Trump u duk se pranoi kërkesat e Presidentit rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Rutte dhe udhëheqës të tjerë evropianë  duan të bindin presidentin Trump që të mbështesë Ukrainën më me forcë.

Pas një telefonate dy-orëshe me Putinin javn e parë Trump njoftoi se të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen përsëri në Budapest për të diskutuar përfundimin e luftës. Një ditë më vonë, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Trump hodhi poshtë kryesisht kërkesën për t’i siguruar Ukrainës raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi dhe më pas, në një postim në mediat sociale pas takimit, ai bëri thirrje që Ukraina t’i lëshonte Rusisë pjesë të territorit të saj në këmbim të paqes.

Por planet për një tjetër samit Trump-Putin u prishën më 21 tetor pas një telefonate midis Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, e cila e bëri të qartë se Rusia nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga kërkesat e saj për t’i dhënë fund luftës.

Ndëtkohë udhëheqësit evropianë në mbështetje të presidentit Zelenskyy dhe duke lavdëruar  presidentin Trump për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës, ndërsa punojnë për ta bindur atë se Rusia, jo Ukraina, është përgjegjëse për luftën dhe e painteresuar për paqen.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com