Paketa për malet, Rama porosi bashkive: Bëni gati hartat urgjent, ngrini task-forcë dhe qëndrojuni pronto njerëzve!
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e “Paketës së Maleve”. Ai ka sqaruar procedurat duke nënvizuar se ndodhet një afat prej 45 ditësh për të pritur kontestimet nga personat që kanë pretendime.
“2020 nuk dha rezultatin e pritshëm edhe sepse juridikisht ishte e pamundur të kapërcehej pjesa e miratimit. U bë kjo paketë për të lehtësuar ata që duan të investojnë në tokën e të parëve të tyre dhe nuk kanë dokumentet.
Bazuar në faktin që toka nuk është një territor i kontestuar si në shumicën e këtyre zonave, publikohet shprehja e interesit për të pritur kontestime nëse ka, për 45 ditë dhe në momentin kur nuk ka kontestime nga të tjerë, atëherë personi i drejtohet ministrisë përkatëse me projektin dhe merr një kontratë që është me 1 euro siç jepet një kontratë për një tokë publike. Ai bën investimin dhe deri kur të regjistrohet në hipotekë zotëron të drejtën të bëjë investimin”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për ngritjen urgjente të një taks-force në çdo bashki për ligjin për paketën e maleve.
Ai tha se këto task-forcë me nga 3 persona, duhet t’u shërbejnë njerëzve që kërkojnë të investojnë në këto paketa.
“Harta duhet bërë urgjent, por duhet të ngrini një taks forcë në çdo bashki. Me tre persona, dhe tu rrini pronoto njerëzve, që tua lehtësoni procesin. 500 të parët që do të marrin konkreten, 10 vjet s’do të paguajnë asnjë lloj takse. Duhet t’i ndihmoni që të jenë tek 500 të parët.”, tha ai.
Fraksion.com

