“Florjan Binaj i avantazhuar”, Berisha: Kandidati për Tiranën është një emër i mbështetur nga të gjitha forcat e opozitës
Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se demokratët ende nuk kanë një ekip të mandatuar për Komisionet për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore.
“Tani për tani po bëhen diskutime paraprake në Komisionin e Ligjeve. Po shqyrtohen rrethanat kriteret dhe me radhë. Nuk kemi ekip të mandatuar nga ne. Sapo të qartësohet çfarë platforme do zbatohet në punën e këtyre komisioneve do të marrim vendimet”, ka sqaruar Berisha.
Ndërkohë në lidhje me faktin që Komisioni i Zgjedhores flitet se do të përbëhet nga grupet parlamentare, konkretisht 8 anëtarë nga maxhoranca dhe 8 anëtarë nga opozita, Berisha tha se e rëndësishme për PD është që të ketë të njëjtin qendrim dhe linjë me opozitën.
“Jemi të hapur, por pa asnjë diskutim që zëri i tyre do të mbahet shumë parasysh. Për ne është e rëndësishme të ndjekim një rrjedhë të përbashkët, një mendim të përbashkët. Nuk kam paragjykim për asnjërën nga këto forca politike”.
“Avantazhi që ka kandidati ynë, se ka patur ndonjë kandidat ndonjëherë. Të gjitha forcat politike të opozitës e mbështesin atë”, tha Berisha.
Avantazhi që ka kandidati ynë nuk e ka pasur asnjë më parë, mbështetet nga të gjithë partitë e politikës. Paketa e Reformës Zgjedhore do të jetë fryt i përbashkët i të gjithë forcave të opozitës”, tha ai.
Fraksion.com

