AktualitetTë fundit

Përndiqej nga i burgosuri, e mitura në gjendje të rënduar tenton të vrasë veten, godet edhe policen

Një 16-vjeccare në Tiranë është vetëdëmtuar me mjet prerës dhe ka goditur një efektive të policisë, pasi po dëshmonte për një rast që ishte përndjekur nga dy persona të rritur.
Sipas dëshmisë të së miturës, dy autorët e kanë dëmtuar 16-vjeccaren, ku kjo e fundit ka dëmtuar veten me mjet prerës.
Autoritet po hetojnë për zbardhjen e këtyre rrethanave, si dhe po heton dy të dyshuarit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet shtesë në Prokurori për shtetasin J. Ll. (aktualisht në IEVP), si dhe referuan materialet në Prokurori për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se shtetasi J. Ll. dhe një shtetas tjetër kanë përndjekur të miturën, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com