Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”
Berlini pret nga samiti i BE-së një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën
Në sfondin e takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Budapest, qeveria e Gjermanisë pret nga samiti i BE-së këtë javë një “sinjal të qartë mbështetjeje” për Ukrainën. Veçanërisht në sfondin e një takimi të ,mundshëm Trump-Putin në Budapest vlen motoja “ne nuk e lemë Ukrainën në baltë”, thuhet në qarqet qeveritare në Berlin. Në takimin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të enjten dhe të premten (23.10. – 24.10. 2025) në Bruksel fokusi do të jetë konkretisht një “financim afatgjatë i Ukrainës”, mësohet më tej. Qeveria gjermane pret, që në samit të ketë një “vendim politik” lidhur me pasuritë ruse të ngrira në Europë. Pavarësisht “një sërë” çështjesh të hapura teknike, po konturohet një “konsensus i gjerë” për përdorimin e pasurive të ngrira ruse për një të ashtuquajtur kredi reparacioni për Ukrainën./DW
Fraksion.com

