AktualitetRajoniSportTë fundit

Tronditet sporti: Sulmohet me gurë autobusi pas ndeshjes së basketbollit në Itali! Vritet shoferi, reagon Meloni

Shoferi në fjalë, ishte ulur në vendin e pasagjerit, pasi kolegu i tij po drejtonte mjetin, kur pas një ndeshje basketbolli është qëlluar me gurë. Autobusi po transportonte për në shtëpi tifozët e Pistoias pas ndeshjes së basketbollit me Sebastiani Basket të Rietit, ndërsa papritur disa persona kanë qëlluar me gurë.

Goditjet kanë qenë fatale për shoferin në fjalë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa menjëherë klubi i basketbollit Sebastiani i Rietit është distancuar nga ngjarja dhe ka kërkuar drejtësi. Për ngjarjen e turpshme kanë reaguar ministri i sportit të Italisë, por edhe kryeministrja Meloni e cila fillimisht shprehu ngushëllimet dhe më pas tha se ‘ky është një akt dhune i papranueshëm’ për të cilin autorët do të dalin para drejtësisë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com