AktualitetTë fundit

Sulme të reja në Gazë pas sulmit ndaj trupave izraelite

Ushtarët e Izraelit janë sulmuar dhe ndaj tyre është qëlluar. Izraeli bën përgjegjëse organizatën terroriste Hamas, ndërsa kjo e fundit hedh poshtë çdolloj përgjegjësie. A po dështon armëpushimi?

Udhëzohen sulme të reja

Një ushtarak izraelit i nivelit të lartë më parë e pati akuzuar organizatën terroriste islamiste Hamas për shkelje të rënda të marrëveshjes së armëpushimit në luftën e Gazës. Ushtria njoftoi, se ushtarët janë sulmuar në jug të Rripit të Gazës ndër të tjera me një predhë tanku. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu si reagim urdhëroi sulme të reja në brezin bregdetar.

Krahu ushtarak i Hamasit hedh poshtë çdolloj përgjegjësie për sulmet e njoftuara. “Ne theksojmë angazhimin tonë të plotë për të zbatuar të gjitha për sa përmban marrëveshja”, theksohet në një njoftim të brigadave Kassam. Kjo vlen për armëpushimin në të gjitha zonat e Rripit të Gazës.

Sulmi pas “vijës së verdhë”

Sulmet, sipas të dhënave të ushtarakëve, ndodhën në një zonë të kontrolluar nga Izraeli në lindje të “vijës së verdhë”. Pas kësaj vije ishte tërhequr ushtria bazuar në marrëveshjen e armëpushimit.

Pas këtyre sulmeve, Izraeli njoftoi (19.10.2025) në mbrëmje se armëpushimi sërish është në fuqi.

Hamasi ka hedhur poshtë gjithashtu akuzat e SHBA-së, sipas të cilave organizata po planifikon një sulm ndaj civilëve palestinezë në Rripin e Gazës. Këto janë “pretendime të pabaza”, që përshtaten me propagandën izraelite, thuhet në një deklaratë të Hamasit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com