AktualitetTë fundit

Kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, dënohet me 12 vite burg Simon Gjoka

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje bagëtish, ndërsa gjatë hetimeve u zbulua se kishte pasur marrëdhënie me një vajzë të mitur.

Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 18 vite burg, por duke përfituar uljen e 1/3 së dënimit për gjykim të shkurtuar, Gjoka do të vuajë 12 vite heqje lirie për akuzat “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Pavarësisht mohimeve të tij gjatë procesit gjyqësor, trupi gjykues e shpalli fajtor në të dy veprat penale.

Në telefonin e të miturës u gjetën foto intime që i ishin dërguar të pandehurit, i cili kishte marrëdhënie miqësore me nënën e saj, një grua që shiste qirinj pranë kishës së Shna Ndout në Laç.

Simon Gjoka u arrestua në shkurt 2025, pasi hetimet zbuluan se ishte përfshirë në vjedhjen e bagëtive të trasha në fshatin Gajush dhe dyshohet për disa raste të tjera vjedhjesh në zonat përreth.
Gjatë përgjimeve të telefonit të tij, policia konstatoi komunikime komprometuese me të miturën, çka e çoi më pas në zgjerimin e hetimeve dhe ngritjen e akuzës së dytë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com