A ndërhyri Rama për dorëheqjet masive në Bashkitë e vendit? Ja si përgjigjet Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil te “Ligjet”
Vijojnë diskutimet brenda mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Deputeti i PD-së, Arjan Ndoja, pyeti Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakoshën nëse ishte dhënë urdhri nga kryeministri Edi Rama gjatë muajve të verës për dorëheqjet e nëpunësve të institucioneve vendore, nënkryetarëve të bashkive.
Ndoja: Lidhur me urdhrin e kryeministrit ndaj Bashkive, referuar rasteve të punonjësve me statusin e nëpunësit civil. A është ndërhyrje e drejtë të organet e qeverisjes vendore dhe a pengon mbarëvajtjen e punëve atje? Sa është fatura financiare në buxhet që ndikon, për shkarkimet nga puna dhe gjyqet e fituara nga të larguarit?
Fraksion.com

