AktualitetTë fundit

Tragjedi nga zjarri në Maliq, nëna dhe djali ndërrojnë jetë nga asfiksimi. Vajza në gjendje të rëndë

Ngjarja e rëndë në Maliq ka shkaktuar dy viktima ku mes tyre janë nëna dhe djali.

Mes viktimave janë Merjeme Azisllari dhe Luka Azisllari. Kurse vajza Nefeli Azisllari është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve dy viktimat humbën jetën për shkak të asfiksimit nga tymi, përveç djegiet që morën nga flakët e zjarrit.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:

Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 


Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com