AktualitetBota+Të fundit

“Më quajti prostitutë”, shpërthen Meloni në rrjetet sociale: Kjo është e majta që bënte moral për gratë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar me tone të forta në rrjetet sociale ndaj sekretarit të përgjithshëm të sindikatës CGIL, Maurizio Landini, pasi ky i fundit e ka quajtur “kortigjane” gjatë një interviste televizive.

“Nëse dikush nuk e di kuptimin më të zakonshëm të fjalës ‘kortigjane’, po e ndaj unë: do të thotë prostitutë. Landini, i verbuar nga një mllef që mund ta kuptoj, më quan kështu në publik. Kjo është e majta që na bëri moral për dekada për respektin ndaj grave – dhe që sot më fyen për mungesë argumentesh”, shkruan Meloni në postimin e saj.

Në reagimin e saj, kryeministrja shton se publikoi edhe përkufizimin zyrtar të fjalës në fjalor: “Grua me zakone të lira; prostitutë”.

 

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com