AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Ish-deputeti thirrje presidentëve Begaj dhe Osmani: Nderoni me urdhrin më të lartë 4 krerët e UÇK-së që janë në Hagë!

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj i ka bërë thirrje presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani të nderojnë me urdhrin më të lartë 4 udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Haklaj tha se po ashtu, do t’i propozojë dhe Këshillit Kombëtar të Malit të Zi dhe atyre në Preshevë, me qëllim që t’i tregohet botës mbarë se jemi një komb.

“Dua tju bëj një propozim publik se përvec thirrjeve duhen dhe akte.

I propozoj publikisht presidentit Begaj që djemtë që ndodhen në Hagë të nderohen me urdhrin e Flamurit.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com