Rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për programin qeverisës
Rrëzohet kërkesa për mocion me debat e bërë nga opozita, për të përsëritur seancën plenare të 18 shtatorit, ku duhej të prezantohej plani dhe programi i qeverisë si dhe kabineti i ri qeveritar. Por me forcën e kartonëve, me 73 vota, kjo kërkesë është rrëzuar.
Në seancën e 18 shtatorit pati debate të forta, ndërsa maxhoranca miratoi ndryshimet pa bërë debat dhe diskutime.
Ndërkohë, opozita ka kërkuar përsëritjen e seancës në fjalë, gjë që është refuzuar.
Fraksion.com

