“Nuk lexojmë letrat e bakallit që sjell Balla, lexuam boll në SkyECC”, Bardhi-Peleshit: Lësho karrigen ose bëj detyrën!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi:
Ju merrni propozime, i konsideroni si urdhër nga kryetarit të Kuvendit dhe nuk dëgjoni nëse është apo jo në përputhje me rregulloren. Nuk kemi nevojë të lexojmë letra bakalli që na vijnë nga Balla, kemi lexuar mjaftueshëm përgjime në SkyECC.
A mund të ngrihet të thotë nesër s’ka Kuvend fare, por Kuvendi nuk kthehet dot në listë dëshirash të Ballës. Ose bëni detyrën ose lëshoni karrigen, jepjani zotërisë sepse nuk e çoni autoritetin tuaj dot si numri dy i shtetit në këmbët e Taulant Ballës.
Fraksion.com

