AktualitetPolitikëTë fundit

“Kishte bërë një fjalim të gjatë”, Berisha tregon ‘prapaskenat’: Ramën e detyruan që të mos marrë pjesë në protestën e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për mediat jashtë sallës. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha me bindje se Ramën e kanë detyruar që të hiqte dorë nga pjesëmarrja në protestën për ish-ushtarët e UÇK-së.

“Ramën e detyruan…që mos të merrte pjesë në protestën e UÇK-së. E detyruan. Kush? Mos të bëjmë…se edhe jua them dhe pastaj kur del ashtu nuk thoni se e tha.. E detyruan. Kishte përgatitur fjalimin 1 orë. Por e detyruan. Ata që e detyruan…u detyrua që të tërehiqej. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë Ka kaluar në stilin e kubanëve.
Mbështetjen time të plotë e shpreh për ish-udhëheqjen e Kosovës. Skam parë asnjë provë inkriminuese.”, tha ai.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com