AktualitetPolitikëTë fundit

“Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh”, Sali Berisha sot 81-vjeç: Ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time!

Ish-kryeministri dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ai ka publikuar një mesazh mirënjohjeje në rrjetin social Facebook, duke reflektuar mbi jetën, familjen dhe mbështetësit e tij politikë.

“Sot 81 vjeç!
Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!”, shkruan Berisha.

Por pavarësisht moshës dhe rrethanave, Berisha vazhdon të mbetet një figurë qendrore në skenën politike shqiptare, duke ruajtur ndikimin e tij si lider i opozitës.

Sali Berisha ka qenë president i Shqipërisë (1992–1997) dhe më pas kryeministër (2005–2013), duke shënuar një nga karrierat më të spikatura në historinë e politikës shqiptare.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com