AktualitetPolitikëTë fundit

“Ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar”, debate te Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: Kuvendi diktohet nga fuqia e kartonëve, por ta harroni se…

Zbardhen diskutimet brenda Konferencës së Kryetarëve.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se ky i fundit nuk zbaton procedurat. Sipas Bardhit, Kuvendi po diktohet nga forca e kartonëve.

Zoti Peleshi, ju keni marrë përsipër të drejtoni Kuvendin. Nëse Kuvendi drejtohet nga kryetari i grupit, na e thoni, sepse opozita nuk ka vend në një Kuvend që diktohet nga forcat e kartonave. Nuk mund ta mbyllni Kuvendin pse deputetët po flasin. Seanca e datës 9 tetor është mbyllur sepse deputetët po flisnin. E kuptoj që në atë Kuvend ka deputetë që forcën e marrin nga krimi i organizuar dhe mendojnë se mund të mbyllin gojën e të tjerëve. Ta harrojnë! Ne nuk marrim urdhra dhe as nuk diktohemi nga krimi i organizuar. Po e përsëris: ta harrojnë! Nëse ju, zoti Niko Peleshi, nuk e mbani dot atë karrige, lërojani kryetarit të grupit që e keni aty me votat e krimit të organizuar.”, tha Bardhi.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com