“Vrasja në sallën e gjyqit”, Bardhi: Kuvendi duhet të niste me dorëheqjen e Albana Koçiut, gënjeu kur tha se Policia s’ka përgjegjësi
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi deklaroi në Kuvend se seanca duhet të niste punimet me një fjalë dorëheqje nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. Sipas tij, ministrja gënjeu opinionin publik kur tha se Policia e Shtetit nuk e ka për detyrë të ruajë institucionet e drejtësisë.
Gazment Bardhi: Sot seanca duhet të niste me një fjalë dorëheqje të ministres së Brendshme. është e paimagjinueshme që një gjyqtar të vritet në sallën e gjyqit teksa lexon vendimin gjyqësor të dhënë sipas bindjes së tij të brendshme apo ligjit dhe ministrja e Brendshme të gënjejë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka detyrime të garantojë sigurinë në institucionet e drejtësisë. Sipas legjislacionit në fuqi është detyrë e Policisë së Shtetit të garantojë sigurinë në gjykata.

