AktualitetTë fundit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, gjykata lë në burg tre të arrestuarit. Elvis dhe Gjon Shkambi kërkojnë falje: Ishim të tronditur…

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn. Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani.

Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe Baunsh Koxhaj janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’. Seanca u zhvillua sot nga gjyqtarja Marinela Osmani.

Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Ndërsa punonjësi i sigurisë dëshmoi se ka qenë i sëmurë dhe se ka lajmëruar kancelaren se nuk ndihet mirë.

“Kam qenë i sëmurë para se të kalonin palët në skaner. Unë kam lajmëruare dhe kancelaren se nuk ndihesha mirë, pasi vuaj nga diabeti. Një orë me pas kancelaria më ka dhënë leje për t’u larguar, por nuk jam zëvendësua”, ka dëshmuar Banush Koxhaj.

 

Fraksion.com

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com