AktualitetTë fundit

Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, ja rrugët që do të bllokohen sot në Tiranë

Shqipëria pret sot dhe nesër Konferencën për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s me pjesëmarrës ekspertë e përfaqësues të lartë nga vendet anëtare dhe partnere të Aleancës.

Konferenca  do të shërbejë si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive, forcimin e bashkëpunimit dhe ndërtimin e strategjive që synojnë mbrojtjen kolektive përballë kërcënimeve gjithnjë në ndryshim në hapësirën kibernetike.

Në kuadër të kësaj konferencë, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për ndalimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se për mirëmbajtjen e këtij aktiviteti do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, fton të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektohen sinjalistika dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.

Për çdo rast nevojë për ndihmë ose orientim, qytetarët t’i drejtohen punonjësve të Policisë ose telefononi në numrin pa pagesë 112.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com