AktualitetTë fundit

“Hyri në sallën e gjyqit me armë pa leje”, avokati: Elvis Shkamb ka punuar në disa institucione të sigurisë

Tre të arrestuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja janë lënë sot në burg me vendim të Gjykatës së Tiranës.

Mes tyre, autori i dyshuar kryesor i ngjarjes, Elvis Shkambi, ndodhet në qendër të hetimeve për këtë ngjarje tronditëse që ka tronditur opinionin publik dhe sistemin gjyqësor.

Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj, ka dhënë detaje mbi gjendjen dhe të kaluarën e klientit të tij.

“Elvis Shkambi ka punuar më parë në disa institucione të sigurisë”, tha ai, kur u pyet se ku e ka gjetur autori armën.

Sipas avokatit, familja e Elvis Shkambit ndodhet në një gjendje të rënduar ekonomike:

“Familja Shkambi ka hyrë në shumë borxhe për shkak të kësaj çështjeje, e cila ka zgjatur shumë kohë”

Elvis Shkambi, i cili akuzohet si autor i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, ka shprehur edhe pendesë për aktin e rëndë. “Ai ka kërkuar falje publike për familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja”, deklaroi avokati Ibraj, duke shtuar se Shkambi dhe dy të arrestuarit e tjerë besojnë se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një “kalvari të gjatë gjyqësor”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com