“Figura e Enver Hoxhës në Kuvend”, Niko Peleshi: U nxor nga konteksti! Nuk ishte qëllim mbrojtjen e tij
Kreu i Kuvendit Niko Peleshi: Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Texti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindje.
I kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim.
kurse kryetari i PD-së, Sali Berisha iu kthye Peleshit për sqarimin për diktatorin Enver Hoxha.
“Kush e pengoi kryetarin e Parlamentit të hapë kuvendin me një përshëndetje për marrëveshjen e Paqes Izrael-Hamas? Kush e pengoi kreun e krimit? Janë 20 pengje që lirohen.
Nuk është gabim i librarisë, por ka një ligj. Është një ligj që dënon propagandën për diktaturën e Enver Hoxhës. Si mund të futet ai në Kuvend? Po të futej Hiteli në Bundestag? Çfarë do të ndodhte? Në prill të 1991, samiti i IDU-së e ka quajtur Hitler Enver Hoxhën. Si mund të futet ai?”, tha Berisha.
Fraksion.com

