“Eldorado për paratë e pista”, Bardhi: Këtu ka rënë shteti! Ja çfarë u diskutua në takimin në Aruba
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se qeveria shqiptare po ndihmon grupet kriminale të pastrojnë paratë e pista në Shqipëri me anë të investimeve.
Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi dha detaje nga takimi i shumë përfolur në Aruba.
Si pjesë të investigimit, gazetari referon një takim të përgjuar nga anti mafia italiane dhe shërbime sekrete perëndimore, të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare afër Ramës. Sipas dokumenteve gjyqësore, gjatë takimit është diskutuar për ndërtime dhe investime dhe ishte e nevojshme mbështetja e miratimi nga nivelet më të larta të qeverisë shqiptare.
Në qendër të skandalit qëndronte Artur Shehu.
U ra dakord që një grup kriminal do të pastronte paratë e pista në Shqipëri nëpërmjet investimeve.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi u shpreh se në bazë të Kushtetutës, kryeministri është i detyruar të japë llogari në Kuvend, teksa mazhornaca rrëzoi kërkesën e kreut të Grupit Parlamemtar të PD, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për dosjen ‘Aruba’.
“Një grup deputetësh kërkuan interpelancë me kryeministrin e Shqipërisë, i cili sipas Kushtetutës, nuk e ka zgjedhje, por e ka për detyrim që të vijë dhe të japë llogari. Kishim bërë disa pyetje të thjeshta dhe jam i shokuar nga përgjigja e kryetarit të Kuvendit, i kërkonim informacion kryeministrit nëse Artur Shehu, ka përfituar apo jo leje, licenca, apo koncesione në Shqipëri, i kërkuam shpjegime se çfarë masash ka marrë ai si drejtues i këshillit të ministrave.
Fraksion.com

