“Duhet bashkëpunim”, Rama: Shqipëria nën sulmet kibernetike të një aktori të madh gjeopolitik
Kryeministri, Edi Rama, në deklaratën e tij në forumin e NATO-s në Tiranë, theksoi se institucionet shqiptare kanë qenë nën shënjestrën e vazhdueshme, sipas tij, të një aktori të madh gjeopolitik.
Ai tha se ideja e bashkëpunimit për mbrojtjen kibernetike e të gjitha vendeve të aleancës, është shumë e mirë.

