Demokratët: Të përshëndesim marrëveshjen e paqes në Gaza; Balla: Mos të bëhemi qesharakë!
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar ndaj kërkesave nga depuhytetët e opozitës që të vlerësohet dhe përshëndetet nga Parlamenti shqiptar arritja e një marrëveshjeje paqeje mes Hamasit dhe Izraelit.
Balla u shpreh se nuk duhet të bëhemi qesharakë, duke qenë se marrëveshja ende nuk është ratifikuar.
Njeriu që ka meritën kryesore në këtë çështje, Trump, ende nuk ka udhëtuar në Lindjen e Mesme. Mos ia marrim meritën, sepse siç tha PD, kreu i grupit, ne duhet të jemi parlamenti i parë në botë që vetëm Trump pritet ta firmosë javën e ardhshme.
Është një marrëveshje që ende nuk është ratifikuar. Ky ndonjë ditë do të na shpallë luftë me marsin. Sapo mbaruam Konferencën e Kryetarëve, jemi anëtarë të NATO-s, të kursejmë vetes diskutime ku dukemi qesharake. Mbështesim përpjekjet e Trump”, tha ai.
Fraksion.com

