AktualitetPolitikëTë fundit

Opozita: Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’!

“Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor i Atdheut”. Kjo ka qenë kërkesa e opozitës sot në Konferencën e Kryetarëve.

Deputetët opozitarë kërkuan që institucionet shtetërore të nisin proceduat në lidhje me gjyqtarin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të detyrës, teksa lexonte një vendim gjyqësor në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Vrasja e Kalasë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa sot mbahen homazhe në nder të tij.

Trupi i pajetë i Kalasë do të prehet në vendlindjen e tij, Shkodër.

 

Fraksion.com

 

 

 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com