AktualitetPolitikëTë fundit

“Në grup keni hetues të komunizmit”, Gjekmarkaj: Futja e figurës së Enver Hoxhës në Kuvend provokim dhe fyerje për shqiptarët

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar ashpër për futjen e figurës së Enver Hoxhës në Parlamentin shqiptar, duke e cilësuar PS si trashëgimtare e Partisë së Punës.

Gjekmarkaj tha se me këtë akt sipas tij nga PS, janë fyer qytetarët shqiptarët.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar një email deputetëve pak ditë më parë, ku ka përfshirë edhe një listë me personalitetet e vendit që kanë lindur në muajin tetor dhe që duhen nderuar.

Agron Gjekmarkaj:

Zoti Kryetar nje ngjarje e rende ka ndodhur keto dite dhe ju nuk keni nje qendrim!  Duket patetike te kujtoj se Enver Hoxha ishte tiran dhe sistemi i tij politik-tirani!

Futja e tij ne analet e Kuvendit te Shqiperise eshte nje fyerje dhe provokim ndaj martirve, heronjeve , te persekutuarve te gjithe atyre qe kane zgjedhur lirine ndaj tiranise ndaj ndjenjes fisike te shqiptarve per te falur po jo per te harruar!

Unë e kuptoj qe PS ka dalë nga mitra e pergjakur e partise se punes dhe lidhjet tuaja me te shkuaren jane biologjike, afektive nuk keni patur kurre kurajon te denoni te shkuaren te distancoheni, ju ne mesin tuaj keni hetues te diktatures, e nuk e kam fjalen vetem per mbeshtetesit por per individ politik me pergjeqesi institucionale! Pra pranoje se fantazma e stalinoçit shqipta eshte krenaria juaj!

Kjo nuk duhet te ndodhe më zoti Kryetar- distancohuni ose mbajeni pa nder kete turp ne kurrizin tuaj te brishte!

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com