AktualitetPolitikëTë fundit

Ministri Lamallari: Kontributi i gjyqtarit Kalaja frymëzim për ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka marrë pjesë sot në homazhet për nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje me armë dy ditë më parë.

Lamallari ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit, si dhe ka lënë një shënim në librin e kujtimeve.

“Lamtumirë njeriut të ligjit, shërbëtorit të drejtësisë e profesionistit të spikatur, Astrit Kalaja. Kontributi i tij i çmuar do të mbetet frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e ligjit dhe në shtetin e së drejtës. Ngushëllime për familjen, kolegët, trupën gjyqësore dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan Astritin. Prehu në paqe mik i dashur!”, shprehet ministri Lamallari.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com