AktualitetBota+Të fundit

Gjermania zgjat përjashtimin e taksës për makinat elektrike

Qeveria gjermane planifikon të shtyjë deri në vitin 2035 taksën që favorizon automjetet elektrike, duke synuar zhvillimin e ekonomisë.

Klingbeil tha se përjashtimi nga taksa e makinave ishte një nga detajet e një pakete më të gjerë masash për të nxitur sektorin e automobilëve në Gjermani, të cilat do të diskutohen në Berlin të enjten gjatë samitit të industrisë automobilistike me Kancelarin Friedrich Merz.

“Tani na duhet një paketë e fortë për të udhëhequr industrinë automobilistike të Gjermanisë drejt së ardhmes dhe për të siguruar vende pune” – tha Klingbeil. “Ne duam që në Gjermani të vazhdojnë të prodhohen makinat më të mira.”

“Të gjithë e dinë që e ardhmja është elektrike” – deklaroi ministri gjerman i Financave.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com