AktualitetBota+Të fundit

Gjermani: Pritet heqja e nënshtetësis së përshpejtuar

Bundestagu shtrëngon politikën e migracionit. Sot bëhet fjalë për shfuqizimin e marrjes së nënshtetësisë së përshpejtuar në rast integrimi të shkëlqyer, të vendosur nga qeveria e mëparshme.

Kriteret që mundësonin nënshtetësinë e përshpejtuar

Për të aplikuar për marrjen e përshpejtuar të nënshtetësisë pas tre vitesh, aplikantët duhet të demonstrojnë rezultate veçanërisht të mira integrimi, për shembull, në shkollë, punësim ose punë vullnetare. Përveç kësaj, aplikantët duhet të jenë në gjendje të mbështesin veten dhe familjen e tyre dhe të demonstrojnë aftësi të avancuara të gjuhës gjermane. Kurse për marrjen e nënshtetësisë pas pesë vitesh, zbatohen kërkesa më të ulëta, siç psh tek aftësitë gjuhësore. Megjithatë, shpenzimet e jetesës duhet të jenë të mbuluara dhe të qëndrueshme financiarisht.

Qëndrimet për heqjen e marrjes së përshpejtuar të nështetësisë janë të ndryshme. Kryetari i Këshillit Gjerman të Ekspertëve për Integrimin dhe Migracionin, Winfried Kluth, e konsideron këtë veprim të arsyeshëm sepse me këtë korrigjohet përshtypja, se qasja në shtetësinë gjermane është shumë e lehtë. Kurse studiuesi i migracionit Herbert Brücker i Institutit për Kërkime të Punësimit ka paralajmëruar se ky ndryshim do të zvogëlonte nxitjen për njerëzit me kualifikim të lartë për të ardhur në Gjermani./DW

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com