“Elvisi u çua nga karrigia dhe qëlloi disa herë gjyqtarin”, i plagosuri Kurtaj: Pasi vrau gjyqtarin, u kthye….
Ervis Kurtaj, i riu që mbeti i plagosur së bashku me babain e tij Rakip Kurtaj gjatë vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis Shkëmbi ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ai ndodhej në sallën e gjyqit së bashku me babain e tij, si palë në procesin gjyqësor për çështje pronësie në Shkodër.
Para hetuesve Ervis Kurtaj ka treguar se: “Kur gjyqtari Astrit Kalaja mori vendim që ishte në favor tonin, në atë moment është çuar nga karrigia Elvisi dhe i është afruar duke qëlluar disa herë më armë zjarri. Në dukje ishte armë e vogël, por sa dëgjova krismat, kapa babin tim nga dora dhe nisa të largohem drejt korridorit ku sapo kam kaluar derën e sallës Elvisi u kthye duke qëlluar drejt nesh”.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 6 tetor rreth orës 15:30 në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja po jepte vendimin u qëllua me tre plumba nga Elvis Shkëmbi të cilët i morën jetën. Përveç autorit të krimit është arrestuar edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi, roja e sigurisë Banush Koxhaj, i cili dyshohet se lejoi autorin e krimit të hynte i armatosur në sallën e gjyqit. Dëshmia e Ervis Kurtaj pritet të zbardhë të plotë ngjarjen që tronditi institucionet e drejtësisë, por edhe opinionin publik në vendin tonë.
DINAMIKA
Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por Banush Koxha, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës.

