Berisha: Makineria propagandistike Rama-Soros shpërbënë sistemin e drejtësisë
Kryetari i PD, Sali Berisha, theksoi se 80% e prokurorive në vend nuk kanë kryetarë, pasi sipas tij, ato poste ruhen për patronazhistë.
Berisha tha se makineria propagandistike Rama-Soros e prishën sistemin e drejtësisë në vend.
Motivet janë po prapë korruptive. Kushtetuta ka përcaktuar, kritere për të qenë kryetar. Tani ose ata nuk plotësojnë kriteret ose ata plotësojnë kriteret por duhet të paguajnë qimet e kokës. Ose ato ruhen për patronazhistët të cilët nuk kanë bërë 8 vite në ato gjykata. Shikoni se çfarë kapje të tmerrshme i kanë bërë drejtësisë, këta mafiozë.
Kanë vënë rregull që magjistratët duhet të kenë bërë disa vite ne administratë. Dhe magjistratët janë patronazhistë. Dhe tani këta patronazhistë kanë mbaruar disa prej tyre. Por problemi është që nuk plotëson kushtin kushtetues.
Dhe po të lexosh “drejtësia më e palyera”, historia më e madhe e manipulimit të opinionin shqiptar. Në vitin 2012, 2013 sigurisht kishte korrupsion, por të themi të vërtetën, korrupsionin në drejtësi ishte mbrapa atij të politikës dhe të policisë. Dhe ishin agjencitë ndërkombëtare që e bënin këtë.

