AktualitetTë fundit

51-vjeçari i sekuestrohen rreth 21 mijë euro, provoi t’i nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës duke tentuar të nxirrte jashtë Shqipërisë një shumë të konsiderueshme parash pa e deklaruar konform ligjit.

Gjatë një procedure rutinë shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll në çantën e shtetasit të identifikuar me inicialet F. S., banues në Greqi, ku kanë gjetur 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat nuk ishin deklaruar.

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com