Erion Veliaj uron nga qelia djalin 7 vjeçar: Gëzuar ditëlindjen biri im, ndjesë që s’të përqafoj dot sot…
Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar sot ditëlindjen e djalit të tij, I cili mbush 7 vjeç.
Me një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se për faktin që ndodhet në qeli, sot nuk ndodhet pranë djalit për ta përqafuar në këtë ditë të veçantë.
Kujtojmë se Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të këtij viti, kur u vu në pranga për disa akuza me urdhër të SPAK.
Fraksion.com

