“KQZ nuk diskuton dekretin e Presidentit”, Celibashi për zgjedhjet në Tiranë: Detyra jonë kushtetuese është vetëm organizimi i procesit të 9 Nëntorit
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë detajet në lidhje me zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të Tiranës, data e cilave është dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj, më 9 nëntor.
Ai ka sqaruar se duke pasur parasysh përllogaritjet e deritanishme, kostot e zgjedhjeve do të jenë rreth 306 mln lekë.
Celibashi ka sqaruar se gjithsej do të ngrihen 22 KZAZ, dhe saktësisht 1428 Qendra Votimi.
Kreu i KQZ shtoi se duke pasur parasysh kohën e paktë në dispozicion po punohet 24/7, ndërsa shtoi se votimi dhe numërimi elektronik mund të realizohen në njësinë 10 në kryeqytet, por se diçka e tillë nuk është vendosur ende.
Celibashi tha për zgjedhjet në Tiranë se detyra kushtetuese e KQZ është vetëm organizimi i procesit të 9 Nëntorit.
Ilirjan Celibashi: KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga presidenti I Republikës dhe dukë thënë këtë KQZ nuk mund të vë ne diskutim vendimmarrjen ligjore, detyra e KQZ-së është të organizojë zgjedhjet dhe nuk e ka fare në kompetencë të debatojë vendimmarrjet e institucioneve, në këtë rast presidentit dhe Këshillit të Ministrave. Me pak fjalë KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet dhe nuk mund të bëjë kundërshtime për vendimmarrjen.
Fraksion.com

