AktualitetTë fundit

Aksident në rrugën Lushnjë-Berat: Përplasen dy makina, 3 të plagosur rëndë

Aksident i rëndë në aksin rrugor Lushnje-Berat në afërsi të kryqëzimit të fshatit Kashtë Bardhë. Dy mjete në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës janë përplasur me njëri-tjetrin dhe pas me barrierat e hekurta anësore. Në automjetin top ‘Audi’ udhëtonte një çift bashkëshortësh ndërsa në mjetin tip ‘Skoda’ udhëtonte një person drejtues mjeti.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe të tre personat e përfshirë në aksident janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Fraksion.com
Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com