AktualitetTë fundit

Aksident në Rrugën e Kombit, shoferi del nga rruga, në gjendje të rëndë drejt ‘Traumës’

Një aksident rrugor është regjistruar sot në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili fillimisht është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, i plagosuri është nisur drejt Tiranës për një ndërhyrje të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com