Vrasje dhe tjetërsim pronash, detajet nga aksioni në Durrës: Në total 8 urdhra nga SPAK, mes tyre një grua
Të tjera detaje zbardhen nga aksioni policor me urdhër të SPAK, sot në Durrës. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në kuadër të këtij aksioni janë dhënë 8 masa nga Prokuroria e Posaçme.
Mes tyre dhe një grua, Edlira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’.
I arrestuar:
Vullnet Muça, vëllai i Rrumit
Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume
Vlash Draçi
Të akuzuar për vrasje
Astrit Avdyli akuzë për vrasje e grup kriminal. (Ndodhet në burg për krime të tjera)
Aldo Avdyli, vrasje grup kriminal, i cili është në kërkim
Edlira Avdyli, masë ndalim për të dalë jashtë vendit.
Fraksion.com

