Operacioni “blic” në Durrës, arrestohet vëllai i deputetit të PS dhe vëllai i “Rrumit”
Vihen në pranga Enea Kume, vëllai i deputetit nga lista e mbyllur e PS-së, Loer Kumes, si dhe Vullnet Muça vëllai i Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me aksionin e policisë ditën e sotme në Durrës, me urdhër të SPAK. Aksioni ishte përfshirë për arrestimin e eksponentëve të krimit, për ngjarje kriminale, por dhe për çështje të tjetërsimit të pronave në bregdetin e Durrësit. Gazetarja Klodiana Lala raporti live për News24, se janë arrestuar 3 persona, një të katërti i është komunikuar masa e arrestit me burg, në parabugim.
Konkretisht pas hekurave ka Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit” të Shijakut, i cili dyshohet për përfshirje në një skemë të tjetërsimit të pronave në Durrës. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, i cili ishte pjesë e listave të mbyllura të socialistëve në zgjedhjet e 11 majit.

